Visa Gold është karta e fundit e kreditit nga portofoli i Halkbank AD Skopje e cila siguron një fuqi më të madhe blerëse për klientin sepse ka një kufi maksimal kredie deri në 600.000 denarë, në varësi të aftësisë kreditore të aplikantit, dhe e njëjta për klientin përfshin një policë sigurimi aksidentesh nga Halk Osiguruvanje. Produkti i ri është dedikuar për personat fizikë që janë pranues të pagës ose pensionit përmes Halkbank ose për klientët që do të sigurojnë kartën me një depozitë.

Visa Gold ofron një kufi krediti revolving, i cili nuk është i lidhur me numrin e pagave dhe ka mundësinë e një kthimi minimal mujor prej vetëm 3% të limitit të shfrytëzuar, i cil ka mundësi që të përdoret përsëri. Bëhet fjalë për një kartë pa kontakt që ofron: mënyrë të shpejtë dhe të thjeshtë për të kryer transaksione, me vetëm një prekje të kartës në terminalin POS, tërheqje parash pa komision nga bankomatët e Halkbank AD Skopje, si dhe mundësinë e rifinancimit të kartave të kreditit nga bankat e tjera.

E njëjta është pa zhirantë, pa ndalesë administrative të pagës dhe shpenzime miratimi dhe ka, për momentin, normën më të ulët të interesit për këtë lloj karte prej vetëm 7.5%.

Kjo kartë e re e kreditit e Halkbank përfshin një policë sigurimi në rast të pamundësisë për të paguar me rastin e ndonjë aksidenti ose rreziku të paaftësisë së përhershme, për një periudhë të barabartë me periudhën e ripagimit të afatit të limitit kreditor dhe është pa asnjë shpenzim për klientin.

Me kartën Visa Gold të Halkbank mund të paguani deri në 60 këste pa interes te mbi 800 partnerë të Bankës, dhe gjithashtu me transaksione të bëra në lloje të ndryshme të pikave të shitjes të publikuara nga Banka, grumbullohen pikë bonus që mund të përdoren më tej në pagesat e ardhshme në rrjetin e terminaleve POS të Halkbank. Madje edhe prenotimet në Booking.com të bëra me Visa Gold të Halkbank gjithashtu sigurojnë një rimbursim prej 4% të shumës së transaksionit.

Halkbank, për 1.500 përdoruesit e parë të kartës së kreditit Visa Gold ka siguruar edhe dhuratë – 500 pikë bonus për kryerjen e minimum një transaksioni në POS terminalet e Bankës.

Të gjithë të interesuarit për një kartë Visa Gold mund të aplikojnë menjëherë duke dorëzuar një Aplikacion në degën/ekspoziturën më të afërt të Bankës ose përmes aplikacionit online të Halkbank AD Skopje.