Ballina Shëndetësi Vitamina D mbron kockat

Vitamina D mbron kockat

Lëvizje të kombinuar bashkë me një dietë të pasur me kalcium dhe proteina, përveç se dhe një ekspozim të rregullt ndaj diellit, i cili favorizon prodhimin e vitaminës D: këtë sugjerojnë ekspertët për të garantuar shëndetin e kockave.

Sipas studiuesve: “ushqimet e pasura me kalcium (qumështi e bulmetrat) duhet të jenë zgjedhja e parë ushqimore për këdo, ndërsa suplementet janë për ata njerëz që janë rrezik më të lartë shëndetësor”, shpjegon profesor Maurizio Muscaritoli, president i Sinuc. “Kalciumi është i nevojshëm edhe për kontraktimin e muskujve dhe prania e tij në dietë na lejon të grumbullojmë atë pasuri kockore që nga fëmijëria, duke na mbrojtur nga osteoporoza në moshën e thyer.”

Gjatë jetës masa kockore e skeletit tonë ndryshon. Në 10-12 vitet e para të jetës masa kockore rritet në mënyrë konstante. Gjatë pubertetit niveli i grumbullimit të masës kockore përshpejtohet dhe me kalimin e viteve ky proces ngadalësohet. “Ushqyerja e duhur – shpjegon profesor Muscaritoli – është thelbësore për të arritur kulmin e masës kockore, për ta ruajtur atë gjatë moshës madhore dhe sidomos për të mbajtur nën kontroll problematikat në moshën e tretë.”