Jo më 13 shtator, por më datë 27 do të fillojë vitit i ri shkollor në Shqipëri.

Shtyrja e nisjes së fillimivitit shkollor vjen për shkakun se prej 1 shtatorit do të realizohet mësimi plotësues, për të kompensuar humbjet në marrjen e njohurive gjatë vitit të kaluar shkollor si rezultat i mësimit online.

“Arritëm në përfundim se mësimi plotësues do të ishte shumë më tepër rezultativ nëse do të zgjerohej për dy javë të tjera në muajin shtator dhe nxënësit do të jenë akoma më shumë të përgatitur për fillimin e vitit të ri shkollor nga pikëpamja e njohurive dhe aftësive të nevojshme. Të njëjtin përfundim, arriti edhe një grup anketuesish me vetë ju të dashur nxënës. Kështu pra, kemi vendosur përfundimisht që viti i ri shkollor, 2021/2022 të mos fillojë në datën 13, por në datën 27 shtator”, tha MASh-i, transmeton TV21.

Gjatë periudhës së mësimit plotësues, që nis që më 1 shtator, nxënësit nuk janë të detyruar të shkojnë çdo ditë në shkollë, ndërsa mësuesit dhe të gjitha stafet shkollore do të jenë aty me kohë të plotë për të ofruar krahas mësimit plotësues, edhe veprimtari të ndryshme sportive, artistike dhe kulturore.

Me këtë, do të shtyhet edhe përfundimi i vitit shkollor.

Vitit shkollor prej kasës së parë deri në të nëntën do të shtyhet nga data 8 në 17 qershor 2022.

Arsimi i mesës, vitit i parë dhe i dytë do të përfundojnë vitin shkollor jo më 15, por më 24 qershor, kurse maturantët më 8 qershor 2022.