Gjatë vitit 2021 në Maqedoninë e Veriut janë bërë nëntë transplantime nga donatorë të ndjerë dhe gjatë kësaj periudhe 16 pacientë kanë marrë veshkë, pesë zemër dhe te tetë pacientë janë transplantuar inde kockore, njoftojnë Klinika Universitare për Sëmundje Ortopedike.

Nga Klinika njoftojnë se vitin e kaluar për herë të parë janë bërë katër transplantime të indit kockor nga donatorë të ndjerë, me çka është hapur kapitull i ri dhe është bërë hap para në sferën e mjekësisë transplantuese, ndërsa njëherësh edhe në sferën e ortopedisë në vend.

Pas transplantimit të parë të cilin e bëri ekipi i Klinikës më 17 prill, deri në fund të vitit, siç bëhet e ditur, janë bërë edhe tre transplantime të indit kockor nga donatorë të vdekur. Te tetë pacientë, prej të cilëve katër me sëmundje malinje iu është transplantuar indi kockor, me çka dukshëm u përmirësua cilësia e tyre e jetës.

Intervenimet te të gjithë pacientët të cilët fituan ind kockor nga donator i vdekur janë realizuar në Klinikën e Sëmundjeve Ortopedike nga ana e ekipeve profesioniste të Klinikës të kryesuar nga kirurg eminentë ortopedë.

Nga fillimi i vitit 2021 në Klinikë është rinovuar edhe Banka për Inde Kockore ku falë Ambasadës gjermane është tashmë autoritetet mjekësore janë furnizuar me pajisje të re për ngrirje të materieleve në temperatura shumë të ulëta.