Lideri i LR-PDSH-së, Ziadin Sela ashtu edhe si herave tjera ishte lideri i vetëm nga partitë politike shqiptare që viziton qytetarët shqiptarë në raste të vështira. Ai gjatë ditës së djeshme, bashkë me Sekretarin Gjeneral të Lëvizjes së tij, vizitoi banorët e prekur nga përmbytjet e shiut në Hasanbeg. Ajo që ra në sy ishte se Ziadin Sela nuk shoqërohej nga ndonjë ekip kameramanësh, ashtu siç bëjnë politikanët tjerë, ku edhe në tragjedi tentojnë të bëjnë publicitet për përfitime politike. Ardhjen e Selës në Hasanbeg, rastësisht e kishte filmuar një qytetar i Hasanbegut dhe na e dërgoi në redaksinë e portalit INA, ashtu siç shihet edhe në video-inçizimi amator nga celulari. (INA)