Mbrëmë rreth orës 21:00, në rrugën ‘Butelska’ në Shkup, një person i panjohur, ka grabitur në një barnatore, përcjell Fol.

Grabitësi me thikë ka sulmuar punonjësit dhe ka vjedhur paratë dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Ekipi i policisë ka kryer inspektim në vend-ngjarje, ndërsa për momentin janë marrë masa për qartësimin e rastit, informojnë nga MPB. /Fol/