VJEDHJA ,,virusi,, që bartet nga pushteti në pushtet !

Shkruan Qenan Aliu

Frikohem jo për ate se kush e merë pushtetin, por për ate se SHTETI dhe pushteti shqiptarëve këtu me dekada jua VJEDH barazinë , madje edhe ATDHEUN në pamundësi për tjua vjedhur edhe MËMËDHEUN.
Frikohem se as ,,shoqëri për të gjithë,, as ,,shtet për të gjithë,, e as ,,Hjadeknejna,, nuk do të mund ta ndalin këtë vjedhje ,,intelegjente,,.
Por NUK FRIKOHEM se shteti dhe pushteti shqiptarët i trajton si të ,,gërditur,, SEPSE ky nuk është fakt për të na dënuar e diskriminuar. Por FRIKOHEM se edhe sa kohë do të na vjedhin BARAZINË, ATDHEUN DHE AUTOKTONINË TONË .
Madje kjo VJEDHJE është ,,virusi,, që bartet nga pushteti në pushtet e shqiptarët mbeten të ,,infektuar,, në vazhdimësi !