Dëm prej rreth 600 mijë denarësh i është shaktuar R.R. (60) nga fshati Strimnicë i Tetovës, pas vjedhjes rëndë, që persona të panjohur kanë shtëpinë e tij në fshat, informon zëdhënësi i policisë së Tetovës Marjan Josifovski

Sipas të dhënave të tij, vjedhja është kryer mbrëmë në mes orëve 19 dhe 20 : 20 minuta, derisa R.R. dhe familjarët nuk kanë qenë në shtëpi.

Pasi dhunshëm kanë hapur derën hyrëse,autori ose autorët kanë marrë një çantë grash ku ka pasur 3.200 franga zvicerane, 200 euro dhe shumë stoli te tjera nga ari, dhe pa u vërejtur janë larguar, duke shkatuar dëm i cili vlerësohet rreth 600 mijë denarësh, tha Josifovski

Ai shtoi se pas ekzaminimit, do të ndërmerren masat për gjetjen e autorit dhe zbardhjen e plotë të rastit