Kjo çantë inovative ka një teknologji vërtetë të veçantë: nëse kupton që po shpenzon shumë para, mbyllet në mënyrë hermetike dhe nuk të jep mundësinë që të marrësh portofolin për të shpenzuar më tepër. Funksionon? Mes problemeve të shumta që mund të na lindin nga një shoqëri e pasur si e jona, është se në të kaluarën nuk mund as që ta imagjinonim se mund të “sëmureshim nga blerjet”. Një “sëmundje” që na bën të vuajmë duke shpenzuar pa limit, deri kur të përfundojmë të gjitha e të mos jemi në gjendje që të paguajmë faturat apo të mos kemi para për të blerë bukë.

Disa kërkues, për të tentuar që të zgjidhin këtë problem kanë shpikur dhe nxjerrë në shitje një çantë shumë të veçantë. Në praktikë, kur ajo e kupton se keni shpenzuar shimë, mbyllet dhe nuk hapet më. Kështu të gjitha gjërat e bukura që keni zgjedhur për të blerë, do të rrinë në dyqan, sepse ju nuk do të keni mundësinë që t’i jepni para shitësit.

 

 Si funksionon sistemi?

Fillimisht është e nevojshme që shkarkoni programin në telefon, i cili është i kombinuar me çantën. Program përcakton vendet që personi frekuenton dhe që rrezikon të shpenzojë më shumë. Kështu që duhet edhe pak forcë dhe vullnet për të eliminuar këtë mani. Kur programi kupton që gjendeni në zonën e “rrezikut”, çanta nis të lëshojë sinjale akustike, të cilët tregojnë se duhet të largoheni nga ai vend. Nëse personi nuk largohet por qëndron në zonë, sinjalet bëhen gjithmonë më shumë këmbëngulës, duke ardhur deri në mbylljen e çantës në mënyrë hermetike dhe të mos hapet për një farë kohë.

Të këqijat e kësaj çante

Megjithatë në çantë nuk ndodhet vetëm portofoli por edhe objekte të tjera të nevojshme që mund të na duhen kur jemi shëtitje. Nëse mbyllet hermetikisht nuk mund të marrësh asgjë. Por gjëja më absurde në të gjithë këtë çështje është kostoja e çantës. Për ta pasur atë duhen 5 mijë euro, një shifër që nuk është e paktë dhe që duhet kohë që të grumbullohen aq para.

 

 (gazeta-Shqip.com)