“Fifty Shades Darker”, i etiketuar si pjesa e dytë e “Fifty Shades of Grey” vjen me premierën e tij edhe në Kosovë.

 

Kinemaja ABC në kryeqtytet ka bërë të ditur se nesër (e mërkurë) do të prezantojë premierën e filmit, për gjithë ata që dëshirojnë të shohin filmin, i cili u prit me interes jashtëzakonisht të madh.

Filmi vazhdon me aventurën e personazheve  Christian Grey dhe Anastasia Steele, kapitulli i dytë i bazuar në fenomenin më të lexuar botëror “Fifty Shades”.

 

Ky film, i cili në vitin 2015 solli të ardhura prej 560 milion dollarësh, do të shfaqet nesër në Prishtinë, me ndërprerjen e skenave erotike.

Për shqiptarët, arsyeja për ta shikuar këtë film është edhe më e madhe, për shkak të krenarisë së vendit, këngëtares Rita Ora e cila është interpretuese e kolonës zanore të këtij filmi, si dhe aktore në rolin Mia Grey, motra së adoptuar e miliarderit Christian Grey.