Është e një rëndësie të jashtëzakonshme që gjatë zgjedhjeve presidenciale të së dielës, unifikimi i mbarë spektrit politik shqiptar në Maqedoninë e Veriut të bartë porosinë e bashkëjetesës, por edhe të bartë mesazhin e të qenurit komb shtetformues në këtë Republikë.

Kjo është një mundësi e rrallë që i jepet votuesve për të përkrahur jo vetëm një kandidat shqiptar, por një kandidat shumëfish më të kualifikuar se oponentët e tij. Ju ftoj që këtë të dielë të votoni Blerim Rekën për President. Suksese!