Përplasjet e sotme në mes të presidentit, Hashim Thaçi, dhe anëtarëve të Komisionit Hetimor Parlamentar për rastin e deportimit të gjashtë shtetasve turq, kanë nxitur reagime të shumta.

Deputetja e LDK’së, Vjosa Osmani, thotë se presidenti i vendit si institucioni më i lartë, është faqja e zezë e Kosovës.

“Institucioni më i lartë i vendit (Presidenti) = Faqja më e zezë e vendit tonë”, ka shkruar ajo.

Ka reaguar edhe Avdullah Hoti, ndërkohë kontributin në Komisionin Hetimor nga radha e LDK’së e kanë dhënë dy deputetët e kësaj partie, Driton Selmanaj e Anton Quni, të cilët janë përplasë ashpër me Thaçin.

Driton Selmanaj e ka akuzuar drejtpërdrejtë Thaçin se qëndron prapa deportimit të shtetasve turq.

Me deputetin Anton Quni, Thaçi ka shkëmbyer akuza e kundërakuza për hesape lufte./GazetaExpress/