Presidenti rus, Vladimir Putin, ka vendosur që të sfidonte veten, duke u futur në një ujë shumë të ftohtë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për pamje që tregojnë presidentin rus duke u futur në një ujë të ftohtë, për festën tradicionale të Epifanisë.

Siç edhe mund të shihet në pamje, deri tek uji ai kishte shkuar i veshur trashë, por kur mbërriti atje, ai u zhyt në ujin që thuhet se ishte bekuar nga kleri rus. /Telegrafi/