Për tre ditë do të jenë on-line të gjitha pyetjet e vlerësimit ekstern të maturantëve, të cilët në muajin janar do t’i nënshtrohen vlerësimit të jashtëm të njohurive për këtë vit shkollor, shkruan gazeta KOHA. Me publikimin pyetjeve në hapësirën e veçantë në vebfaqen e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (MASH) nga data 23 dhjetor, edhe zyrtarisht do të nis fillimi i realizmit të planit për vlerësimin ekstern 2017.

Ky proces, me të cilin MASH pretendon kontrollin e cilësisë në arsimin para-universitar, si zakonisht nis me maturantët, respektivisht nxënësit e vitit të fundit të arsimit të mesëm, me qëllim që të shmangët përplasja e datave me provimet e maturës dhe që nxënësit të mos ngarkohen shumë me testime në fund të vitit.

Për këtë arsye tani e pesë vite testimet ekstreme të maturantëve organizohen në muajin janar, respektivisht pas gjysëm-vjetorit të parë të vitit shkollor. Në Qendrën Shtetërore të Provimeve (QSHP), nga ku edhe koordinohen të gjitha hallkat për mbajtjen e vlerësimit ekstren të nxënësve, thonë se kanë përfunduar të gjitha punët përgatitore që në janar të mund të organizohen testimet eksterne të nxënësve të vitit të fundit të arsimit të mesme.(AKT)