VLORA ÇITAKU PUSHTON BALLINËN E REVISTËS AMERIKANE

citakuVlora Çitaku është ambasadore e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Jam e nderuar që këtë vit revista ‘Jeta në Uashington’ të përzgjedh ambasadoren e Kosovës për ballinën e saj”, ka shkruar ndër të tjerash Çitaku.

Kjo e fundit shihet me në këmishë dhe një palë xhinse të bardha gjersa pushton ballinën e revistës amerikane.

Ajo në disa raste ka prezantuar shtetin kosovar në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Kujtojmë se Çitaku për disa vjet ishte edhe Ministre e Integrimeve Evropiane në Qeverinë e Kosovës.