Tetë persona janë vrarë sot në Vlorë nga një i ri 24 vjeçar bën të ditur Policia e Shtetit të Shqipërisë. Sipas policisë i dyshuari është larguar nga vendi i krimit dhe po ndiqet nga policia. “Më datë 10.08.2018, në fshatin Resulaj, Selenicë, shtetasi Ridvan Zykaj, 24 vjeç, për motive ende të paqarta ka vrarë me armë zjarri 8 persona nga dy familje te fisit Zykaj. Autori pas krimit është larguar ku forca të shumta të Policisë, RENEA, Delta Forcë, Fnsh, dhe forcat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë janë vënë në ndjekje dhe po krehin zonën për të bërë të mundur kapjen e tij.” thuhet në raportin e policisë. Po ashtu bëhet e ditur se Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Sipas mediave në Shqipëri, viktimat janë vëllezër dhe kushërinj mes vete