Agjencia “Brima DOO” nuk është agjencia e njohur “Brima Galup”, por është kompani nga Maqedonia e themeluar nga sociologu bullgar Andrej Rajçev, e cila në vazhdimësi ka realizuar anketa me porosi të kryeministrit Zoran Zaev dhe nëpërmjet mediave të afërta me pushtetin. Kështu kanë reaguar nga VMRO-DPMNE, pas sot disa media plasuan rezultate nga anketa të zbatuara nga “Brima” ndërsa sipas të cilave LSDM dhe Zaev janë para VMRO-së, ndërsa tek kampi politik shqiptar BDI në epërsi para koalicionit opozitar.

“Përsëri për të satën herë me radhë, për shkak inkurajimit të anëtarësisë dhe funksionarëve, LSDM, lëshon anketa të kurdisura nëpërmjet agjencisë Brima. Opinioni e ka të qartë se prapa kësaj qëndron, ideologu kryesor i hapjes së universitetit bullgar në Maqedoni, Andrej Rajçev”, kanë thënë nga VMRO-DPMNE.

Nga partia pyesin nëse agjencia “Brima” vitin e kaluar ka marrë mbi 120 mijë euro nga Qeveria e Zoran Zaev për përgatitjen e anketave.

“Agjencia Brima Doo Shkup nuk është botërisht e njohura Brima Gallup, por kompani nga Maqedonia e cila është e themeluar nga sociologu bullgar Rajçev, i cili realizon anketa në vazhdimësi me porosi të Zoran Zaevit. Zaev po ballafaqohet me përçarje dhe refuzimi i organizatave partiake të pranojë kandidatët për kryetar të Zoran dhe Vice, duhet të lëshoj anketa në të cilat do të paraqitet si fitue”, thuhet mes tjerash në reagimin e VMRO-së.