Kriza politike e stërzgjatur në Maqedoni duket që po afrohet drejt zgjidhjes. Pas paralizimit disa mujor të funksionimit të institucionit kryesor të shtetit siç është parlamenti, dita e sotme duket të jetë vendimtare sepse nga paralajmërimet dhe qëndrimet e subjekteve politike në vazhdimësi pritet të zgjidhet kryetari i parlamentit që në rastin konkret është me rëndësi të dyfishtë. Nga njëra anë sepse do të ndihmojë në zhbllokimin e parlamentit dhe e dyta për faktin që për herë të parë në historinë e këtij vendi pritet që për “spiker” të parlamentit të zgjidhet një shqiptar. Në sajë të kësaj ngjarje subjektet politike mbajnë qëndrime të ndryshme. Deri sa LSDM, BDI dhe Aleanca për Shqiptarët kanë qëndrime të palëkundura rreth kësaj pike që pavarësisht se cili do të ishte deputeti shqiptar që do te zgjidhej në krye të parlamentit, ata do ta mbështesin me qëllimin shumë parimor dhe të domosdoshëm për të zhbllokuar krizën politike në vend, e  që është një nevojë e domosdoshme e qytetarëve të këtij vendi dhë kërkesë e ripërsëritur e faktorit ndërkombëtarë. Në anën tjetër Lëvizja Besa me vendim të Kryesisë gjatë kësaj jave ka vendosur  që të ketë kandidatin e saj për kryeparlamentar dhe se nuk do të përkrahë  asnjë kandidat tjetër. Ndonëse  edhe Besa është nënshkruese e deklaratës së përbashkët të partive shqiptare  dhe me paralajmërimin   se do të propozoj    kandidat të  vetin  për kryetar të parlamentit  si duket  vazhdon të jetë në  sinkronizim të  plotë , duke mbajtur edhe   qëndrim të njëjtë me VMRO-DPMNE-në  dhe Menduh Thaçin.  Si rrjedhoje nuk do të votojnë kryeparlamentarin shqiptar, me çka paralajmërojnë që nuk do të jenë as pjesë e qeverisë. Kjo  pra për të satën  here tregon qartë   se  edhe këta  qenkan betuar “deri në vdekje”  te miku i mikut të tyre.

©fol.mk