Është më se e qartë se në seancën e nesërme nuk do të mbështetet kërkesa e VMRO-DPMNE-së e cila është nënshkruar nga 41 deputet, edhe pse grupi parlamentare i kësaj partie numëron më shumë.
Edhe përkundër kësaj, deputetët e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit janë optimistë dhe thonë se janë të përgatitur me diskutime të sqarojnë arsyet dhe argumentet kundër qeverisjes 10 muajshe të Qeverisë aktuale, ka deklaruar sot koordinatori partisë opozitare VMRO-DPMNE Dragan Danev, në të cilën nesër ora 11:00 është caktuar seanca për mosbesim të Qeverisë në kërkesë pikërisht të partisë opozitare.
Danev apeloi deri te të gjithë deputetët që para votimin para vetes të vendosin interesat e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, dhe jo interesat partiake.
“Nëse i udhëheqin ato interesat, jam i sigurt se do të kemi 61 vota”, tha Danev.