Pas tre rasteve të ngritura nga Prokuroria Speciale Publike për pastrim parash nga VMRO-DPMNE-ja ka reaguar sot me një konferencë për shtyp, kryeministri teknik Emil Demitriev, Antonioi Milloshovski dhe Nikolla Poposki.

“Anëtarët e VMRO-së janë të sinqertë dhe patriotë dhe ata nuk mund t’i gjykojë as Fatime Fetai, as Zoran Zaevi, e as Katica Janeva”,- thanë nga VMRO, duke kërkuar nga PSP të hapë edhe raste që kanë të bëjnë me LSDM-në. Qëllimi i Speciales është që të kompromitojë VMRO-në”, deklaroi deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshovski.
Poashtu edhe kryeministri teknik, dhe sekretari i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së, Emil Demitriev akuzoi LSDM-në që nëpërmjet PSP-së dëshiron ta shkatërrojë VMRO-DPMNE
“Janë të pavërteta akuzat që i bëhen anëtarëve të VMRO-DPMNE-së. Tentimet e tilla të LSDM-së nëpërmjet PSP-së nuk do të kalojnë. E gjithë prona është e fituar në mënyrë ligjore. Të gjithë qytetarët kanë mundësinë  që të donojnë në llogarinë e partisë”,- është shprehur Dimitriev.
Nikolla Poposki nga VMRO-DPMNE tha se rasti “Trajektorja” është rast imagjinar politik dhe hodhi poshtë akuzat e PSP-së si të pasakta.