VMRO-DPMNE-ja vlerësojnë se Raporti i këtij viti nuk dallon aspak nga raportet e disa viteve më herët kur Maqedonia kishte marrë rekomandim të pakushtëzuar, njofton Almakos.
“Qeveria e VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së bashkë fituan rekomandim, këtë që sot e fituam, këtë që po na e prezantojnë si sukses të madh e kemi fituar që nga viti 2009. Edhe atë jo një herë, as dy, as tre, as katër herë e as pesë herë, por shtatë herë. Pra Qeveria atë rekomandim e kishte 7 herë dhe vazhdimisht hasëm në atë që quhet pozicion i Greqisë, veton greke”, ka deklaruar Vllatko Gjorçev nga VMRO-DPMNE.