Komiteti qendror i VMRO-DPMNE-së dje në mbledhje solli konkludim në pajtim të së cilit, siç potencojnë nga atje, Komiteti ekzekutiv dhe partia duhet të vazhdojnë t’i kundërshtojnë tentimet për ridefinim të Maqedonisë nga shtet multietnik në binacional.

Partia mbetet në qëndrimin se zgjidhje më e mirë janë zgjedhjet e reja së bashku me ato lokale apo mbështetja për LSDM-në për të formuar qeveri dhe ta hedhë poshtë, siç cekin,  Platformën e Tiranës.

Komiteti qendror i partisë e ka konstatuar gjendjen faktike politike në të cilën fituesi në bllokun shqiptar të partive ka vendosur të mos koalicionojë me fituesin në bllokun maqedonas duke i dërguar në opozitë, përkatësisht vendosi të luajë me vullnetin e shumicës së qytetarëve maqedonas të cilët votuan për VMRO-DPMNE-në dhe Koalicionin “Për Maqedoni më të mirë”.

Komitet qendror i VMRO-DPMNE-së konstatoi se dëmi është më i vogël nëse LSDM-së i ofrohet mbështetje për formim të qeverisë edhe krahas asaj që i kanë humbur zgjedhjet. Kjo mbështetje, thonë nga partia, do të realizohej vetëm me hedhje poshtë eksplicite të platformës së Tiranës dhe elementeve të saj nga ana e LSDM-së.