Nga VMRO-DPMNE-ja paralajmërojnë padi penale, pasi që dje deputetët e infektuar me Covid-19, me skafanderë dhe nën masa të veçanta, ishin prezentë në Kuvend për të votuar. Deputeti nga VMRO-DPMNE Nikolla Micevski thotë se për këtë përgjegjësi duhet të ketë dhe se askush nuk është mbi ligjin.

“Dje u dha shembull se politikanët janë mbi ligjin. Dje u shkelën nenet 205 dhe 206 të Kodit Penal. Pasi askush nuk është mbi ligjin, as deputetët e as kryetari i Kuvendi, përgjegjësi patjetër të ketë. Nesër do dorëzojmë padi penale ndaj të gjithëve që janë përgjegjës për këtë çështje. Protokoll siç pretendon pozita unë nuk kam parë, e kërkova sot që ta shoh”, deklaroi Nikolla Micevski – VMRO-DPMNE.