VMRO-DPMNE kërkon dorëheqjen e Den Donçevit dhe Venko Filipçes lidhur me siç e quajnë ata “Zhvatje 2-shin”. Zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së Naum Stoillkovski deklaroi se edhe përskaj eksplodimit gjatë gjithë javës lidhur me këtë aferë, Filipçe nuk ndodhet askund. Ai nënvizon se kërkojnë dorëheqjen e tyre pasi nga pozicioni në fuqi, do të mund të ndikonin mbi punën e organeve hetuese dhe mbi dëshmitë dhe dëshmitarët. VMRO-DPMNE po kërkon një hetim që do t’i përgjigjet pyetjeve nëse synimi i Don Donçevit dhe Venko Filipçes për të ndaluar shitjen është zhvatje e parave dhe kësteve mujore në një arkëtar në Strumicë. Ata pyesin nëse Donçevi ka komunikuar apo ka qenë në kontakt me Zoran Milevskin dhe nëse përmes tij është bërë presion mbi një kompani të suksesshme që t’i shitet një personi në bazë të vullnetit dhe zgjedhjes së Donçevit.

“Përse nëse ka pasur krim në Fondin për Sigurim Shëndetësor ka vazhduar me bashkëpunim me kompaninë për të cilën dyshon se ekziston krim? Kush është arkëtari me mjekërr në Strumicë? A është e keqpërdorur dhe e përfshirë Drejtoria për zbulime financiare? A është i njoftuar Zoran Zaevi me presionin mbi biznesmenin privat dhe nëse po a ka dhënë aminin, respektivisht përse nuk e ka paraqitur rastin Zhvatja 2 tek Ruskoska? A është e njoftuar Ministria e Jashtme dhe Nikolla Dimitrovi nga diplomat të huaj dhe në këtë rast përse nuk e ka paraqitur te Ruskoska”.