Në seancën e parë plenare pas kthimit të deputetëve nga pushimi, partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE nëpërmjet deputetit Antonio Milloshovski nga foltorja e Kuvendit kërkoi dorëheqjen e ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe, dhe kërkuan që të vendoset si pika e parë e rendit të ditës. Milloshovski i bëri thirrje kryeparlamentarit Talat Xhaferi, ta pranoj propozim-vendimin për shkarkimin e Filipçes, dhe të tregojë se ka një ndërgjegje më të madhe se kryeministri Zoran Zaev.

Milloshovski shtoi se për Zaev, Filipçe është i rëndësishëm për tendera të mëdhenj, por në këtë rast siç tha ai duhet pasur parasysh se bëhet fjalë për katastrofë njerëzore dhe rrezik në sistemin shëndetësor.

Antonio Milloshovski, deputet nga VMRO-DPMNE

“Ngushëllime për atë që ndodhi në Spitalin e Tetovës dhe për këtë ngjarje, grupi kuvendar i VMRO-DPME-së dhe koalicioni propozon vendim për shkarkim. Konsiderojmë se është gjëja më e vogël që mund të bëhet në Kuvend. Filipçe mban përgjegjësi objektive për këtë katastrofë, ndërsa për përgjegjësinë subjektive do ta vendosë prokurori”.

Ndërsa, kryeparlamentari, Xhaferi konstatoi se me shkrim e ka kthyer propozimin dhe se nuk do ta vendos në rend dite. Siç tha Xhaferi, nuk do të bëjë precedent, nuk e kundërshtoi motivimin, por e kundërshoi procedurën, duke shtuar se shkarkimi i minsitrit të Shëndetësisë është nën kompetencat e Qeverisë./TvShenja/