VMRO-DPMNE në një komunikatë për media porosit se duhet respektuar vullneti i shumicës së qytetarëve të cilët kanë votuar për koalicionin “Për Maqedoni më të mirë” dhe për këtë arsye nuk do të lejoj vendime që janë në kundërshtim me interesat nacionale dhe shtetërore.

“Po afrohen zgjedhjet lokale dhe zgjidhja më e mirë e krizës është që Zoran Zaev merr guxim dhe pranon që ta vendos platformën para qytetarëve. Me të njëjtin harxhim ata do të votojnë edhe për zgjedhjet lokale dhe do të deklarohen për Platformën e Tiranës. Nëse Zoran Zaev dhe LSDM kanë dyshim se Platforma është e dëmshme për Maqedoninë, VMRO-DPMNE i inkurajon ata që ta refuzojnë të njëjtën. Në këtë rast do t’i ndihmojmë Zaevit dhe LSDM-së, të formojnë Qeveri çfarë të dëshirojnë ata, edhe pse kanë humbur zgjedhjet”, kanë thënë nga VMRO-DPMNE, përcjell “SHENJA”.