LSDM-ja është parti e cila nuk ka fytyrë të flasë për projekte dhe investime në infrastrukturën rrugore. Maja e hipokrizisë është që LSDM-ja të flasë për rrugë të reja, kur ato nuk ndërtuan dhe nuk rikonstruan asnjë rrugë, thekson VMRO-DPMNE në reagim në kumtesën e LSDM-së për infrastrukturën rrugore.
Sipas VMRO-DPMNE-së, vetëm sipas së cilës LSDM-ja është mbajtur mend nga qytetarët është fillimi i ndërtimit të autostradës Veles-Prilep të cilën asnjëherë nuk e përfunduan.
Për dallim nga koha kur LSDM-ja ishte në pushtet, thuhet në reagim, sot si asnjëherë më parë investohet në ndërtimin e rrugëve dhe autostradave të reja në mbarë shtetin.
Për momentin zhvillohet ndërtimi i shumë autostradave njëkohësisht, në ndërtimin janë autostradat Demir Kapi-Smokvicë, Milladinovc-Shtip, Kërçovë-Ohër, Smokvicë-Gjevgjeli dhe Kumanovë-Milladinovc. Plotësisht në rrjedhë është edhe rikonstruimi i shumë rrugëve rajonale, siç janë, Manastir-Resnjë-Bukovë, Ura e Boshkut-Dibër, Koçan-Dellçevë, Opae-Beljakovc-Staniçiq dhe shumë të tjera në mbarë shtetin. Në periudhën në vijim është planifikuar ndërtimi i shumë rrugëve eksprese, si Shtip-Koçan, Rankovc-Kriva Pallankë, Shtip-Radovish, Manastir deri në vendkalimin kufitar Mexhitlija”, citon VMRO-DPMNE dhe shton se në të ardhmen do të vazhdojë me investime si në infrastrukturën rrugore ashtu edhe në infrastrukturën hekurudhore.