VMRO-DPMNE përmes një kumtese ka vlerësuar si pamflet politik konferencën për shtyt të kryetarit të Komisionit për kulturë nga rradhët e LSDM-së, sipas tyre, Robert Alagjozovskit, tregoi paaftësinë e tij elementare për punët të cilat tenton që t’i komentojë.

“LSDM­ja dhe Allagjozovski nuk kanë kredibilitet të flasin për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe përparimin e potencialit turistik të Republikës së Maqedonisë për një arsye të thjeshtë që në kohën e praktikës së tyre në pushtet nuk kanë realizuar asnjë projekt të vetëm nga kjo sferë. LSDMja nuk ka realizuar asnjë projekt për konservim, restaurim dhe sanim të asnjë objekti ose lokaliteti nga trashëgimia e pasur kulturore të Republikës së Maqedonisë dhe të njëjtët janë lënë pa kurrfarë mbrojtje”, theksohet në reagim e sotëm të VMRO-DPMNE-së ndaj paraqitjes së Alagjozovskit.