Partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE përmes një reagimi thotë se menjëherë pasi deputetët të kthehen nga pushimet verore, ndryshimet kushtetuese duhet të jenë rend dite në Kuvendin e Maqedonisë, pasi sipas tyre, vetëm në këtë mënyrë pushteti do të kuptoj se nuk i ka votat e mjaftueshme dhe vendi do të shkoj në zgjedhje te parakohshme kuvendare.

Tradhtitë e përditshme nga autoritetet kriminale të LSDM-së dhe BDI-së duhet të ndalen. Nëse Kovaçevski dhe LSDM janë të sigurt se i kanë 80 deputetë, menjëherë pas kthimit të deputetëve në Kuvend, amendamentet kushtetuese t’i vendosin në rendin e ditës së seancës së parë parlamentare. Nëse në atë seancë nuk kalojnë ndryshimet kushtetuese për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë, të nesërmen duhet të shpërndahet Kuvendi dhe të shkohet në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Nëse autoritetet janë të sigurta se ajo që po bëjnë është e drejtë, kjo është një zgjedhje për ta, ose t’i shërbejnë Bullgarisë dhe të ndryshojnë Kushtetutën ose zgjedhje të parakohshme. Kjo është një ofertë e ndershme dhe e drejtë”, thuhet në njoftimin e VMRO-DPMNE-së.