Nga VMRO-DPMNE-ja thonë se nuk kanë arritur asnjë marrëveshje me BDI-në, me arsyen se nuk kanë pranuar dygjuhësinë në të gjithë territorin e Maqedonisë dhe se vendi të bëhet shtet mbinacional.

“Ajo që i intereson opinionit është se si do të realizohet shumica e re parlamentare , dhe si do të zhvillohet balanci në mes dokumenteve të cilat i ka nënshkruar Zoran Zaev tek kryeminisri Gjorge Ivanov dhe Platformës së Tiranës, me të cilën partitë shqiptare e kishin kushtëzuar mbështetjen e saj për një Qeveri të ardhshme kualicionimi. Zaevi publikisht u zotua se nuk do të realizojë platforma të huaja. Mirë që BDI-ja e kuptojë se sa e dëmshme ëshë implementimin e platformës së Tiranës dhe se një pjesë e madhe e saj nuk do të jetë në programin qeveritar” thuhet në deklaratën e VMRO-DPMNE-së./Almakos