Nëse LSDM-ja do të vendosë të tërhiqet nga platforma e Tiranës dhe i refuzon kërcënimet joprincipiele për redefinim të shtetit, atëherë do të merr përkrahje nga VMRO- DPMNE edhe përskaj asaj që qytetarët në zgjedhje përkrahjen më të madhe ia dhanë programit të VMRO-DPMNE-së dhe Koalicionit për Maqedoni më të mirë, thuhet në njoftimin nga kjo parti.

“Është koha për sinqeritet. Është koha që LSDM të tregojë nëse është për Maqedoni unitare apo për Maqedoni të “qëndisur” nga platforma e Tiranës. Është koha që LSDM të tregojë në vepër nëse dashuria për vendlindjen është më e madhe se sa dëshira për pushtet me çdo kusht”, thonë nga VMRO-ja.

Interesat shtetërore dhe kombëtare çdo herë kanë qenë prioritet për ne si parti, për këtë jemi të gatshëm ta përkrahim dëshirën e Zaevit për të formuar qeveri, por me kusht që të tërhiqet nga agjenda për asgjësim të shtetit.