VMRO-DPMNE po krijon strategji për bisedimet me BDI-në

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, dje ka mbajtur takim me liderët e partive politike të koalicionit “Për Maqedoni më të mirë”, njofton Portalb.mk.

Ashtu siç theksohet në kumtesën partiake, fokusi i takimit ka qenë rezultati i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, me rastin e fillimit të bisedimeve për formimin e Qeverisë së re.

Ilija Dimovski, pas takimit theksoi se partnerët e koalicionit ankohen për Platformën e shqiptarëve. Megjithatë, ai thotë se partitë ende janë në fazë të bisedimeve.

“Nëse më pyesni në lidhje me pozicionet e BDI-së, do të kisha thënë se ne i kemi deklaruar qëndrimet tona nëpërmjet intervistës së Nikolla Gruevskit. Në këtë takim, ishte e qartë ankesa, veçmas nga ana e përfaqësuesve të partive politike të cilët i paraqesin komunitetet më të vogla etnike”, tha Gruevski.

Përndryshe, Gruevski, në intervistën për “Dnevnik” ka porositur se nuk do të koalicionojë me BDI-në, nëse do të kërkojë vazhdimin e mandatit për PSP-në. Ai gjithashtu tha se, nëse BDI ia kthen shpinën VMRO-DPMNE-së, do to t’ia kthejnë me të njëjtën masë.

Nga ana tjetër, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka thënë se është i gatshëm për zgjedhje të reja, nëse nuk ka zgjidhje më të mirë.

“Vendin e çon në zgjedhje mospranimi i Platformës shqiptare”, ka deklaruar Ahmeti. /Portalb