Partia opozitare, VMRO-DPMNE edhe një herë ka reaguar në lidhje me protokollin e bashkëpunimit mes BE-së, Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, duke thënë se gjuha maqedone nuk garantohet dhe nuk është e ruajtur, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Gjuha jonë nuk është e garantuar, ashtu siç thotë qeveria e Kovaçevskit. Këta pranojnë që Bullgaria do të na shkruajë librat shkollorë” thonë nga VMRO-DPMNE.

“Qeveria thotë se gjuha do të ruhet por kjo nuk është e vërtetë pasi librat shkollorë do të na shkruajë Bullgaria, sipas dëshirës së tyre” vazhdojnë nga VMRO-DPMNE.

“Gjuha maqedone nuk është e garantuar pasi e njejta ka rrezik që të hapet në kapitullin e 34 ku edhe mund të rrezikohet ndjeshëm. Pra, gjuha jonë varret nga një komision i përbashkët me palën bullgare. Pra, nuk është i garantuar dhe siguruar si thotë qeveria” përfundojnë nga VMRO-DPMNE.