Ashpërsohet fjalori i VMRO DPMNE-së. Së fundmi, në një komunikatë për mediat platformën e shqiptarëve e kanë cilësuar të rrezikshme për shtetin. Sipas kësaj partie, partitë politike në vend bashkë me komunitetin ndërkombëtar janë kundër ri-negocimit të Marrëveshjes së Ohrit sepse një gjë e tillë do të hapte Kutinë e Pandorës. Ky hap sipas tyre mund të nxis që edhe bashkësitë e tjera etnike përshirë edhe maqedonasit në të ardhmen të dalin me platformën e tyre. Fol.mk