VMRO-DPMNE sot përmes një deklarate vlerëson se Soros në Maqedoni deri tani ka shpërndarë qindra miliona euro organizatave nëpërmjet të cilave paguhen njerëz të cilët nxisin dhunë.

Në deklaratën thuhet se LSDM është partia e cila i përpunon skenarët e Sorosit në Maqedoni.
“Tani jemi dëshmitarë për përpjekjen e 9,5 milion euro të shkojnë në arkat e Soros/LSDM në Maqedoni. Çdo përpjekje këto mjete të përdoren për përmbysjen e sistemit tonë kushtetues dhe ligjor do të përballet me përgjigjen e duhur”, thonë nga VMRO-DPMNE në deklaratën.
Nga atje kumtojnë se përfaqësuesit, siç thuhet LSDM/Soros, në protestat e jolargëta në Shkup kanë lënduar 50 policë dhe kanë shkaktuar dëme prej miliona eurosh.
“Populli vullnetin e tyre e tregoi në zgjedhjet demokrate. Desoroizimi është i pashmangshëm. Uzurpimi i robërimit të sektorit qytetar dhe demokracia patjetër menjëherë të mbarojë”, thuhet në deklaratën.