VMRO-DPMNE-ja sot përmes një kumtese theksoi se vijon koha e desoroizimit dhe se destruksioni i mercenarëve të Soros-it është lexuar gjithkund.

“LSDM-ja dhe Soros shpresojnë sa me para dhe me ndihmë nga jashtë do ta luajnë me  vullnetin e popullit, do të grabisin pushtetin dhe do të vazhdojë me marshimin e tyre destruktiv, duke kaluar të pandëshkuar. Më 11 dhjetor populli i dha fund fantazive të errëta të LSDM-Soros”, theksohet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.

“Familjet e 40 nëpunësve policorë të cilët u sulmuan dhe u lënduan në protestat e dhunshme para Qeverisë dhe policët e tjerë duhet të jenë në dijeni se drejtësia po vjen”, theksojnë nga VMRO-DPMNE-ja.