VMRO-DPMNE përmes një kumunikate ka porositur Zoran Zaevin dhe LSDM-në se duhet ta dëgjojnë zërin e popullit dhe të mos luajnë me interesat shtetërore dhe nacional.

Nga VMRO-DPMNE-ja Pyesin, a thua Zaev është i gatshëm të koalicionojë me Selën vetëm që të vijë në pushtet dhe shtojnë se është i gatshëm në gjithçka vetëm që të shpëtojë nga procedurat gjyqësore që po zhvillohen kundër tij. Qytetarët, shtojnë në kumtesë, mu për atë arsye druajnë se Maqedonia është në prag të shkatërrimit.