Qytetarët e Maqedonisë janë viktimë e LSDM-së të cilët rrënjët e tyre kriminele i kanë zgjeruar në çdo pore të jetës shoqërore, thanë nga VMRO-DPMNE ku shtojnë se i faluri Zaev qëndron në krye të një oktapodi kriminel.

“Askush nuk mundet të bindë popullin se një njeri sikur Zaev i cili tashmë është falur tri herë, nuk është përfshirë në rastin “Reket”. Populli nuk beson se Zaev nuk është koka e oktapodit kriminel të LSDM-së. Duhet të përgjigjen se kush janë funksionarët e përfshirë shtetërore dhe ata partiak në skandalin zhvatjes dhe reketit të politikanëve, biznesmenëve dhe qytetarëve”, thuhet në njoftinim e partisë.

Nga atje shtojnë se duhet patjetër të ketë përgjegjësi pse anjë prokuror i dyshuar në këtë rast edhe përskaj të vërtetimit nga ana e Vilma Ruskoskës se dëshmitë e Prokurorisë i posedojnë dhe dëgjohët zëri i njërit nga Prokurorët.

“A është ky Prokuror Katica Janeva, për të cilën spekulohet se tashmë e ka lëshuar shtetin? Për çfarë arsye nëse bëhet fjalë për Janevën ajo nuk është pjesë e të dyshuarve dhe nuk gjendet në paraburgim?, kanë pyetur nga partia opozitare duke theksuar se Prokuroria duhet patjetër të lirohet nga kthetrat e qeverisë dhe të veprojë në përputhshmëri me ligjin./Alsat/