Ligji për dygjuhësinë të cilin LSDM dhe shumica parlamentare e sollën me dhunë në kuvend, është I dëmshëm, i pa implementueshëm dhe antikushtetues ka këmbënguylur edhe sot VMRO-DPMNE e cila e akuzon kryeministrin Zaev se votoi një ligj që tejkalon edhe kushtetutën, edhe Marrëveshjen e Ohrit.
VMRO e cilëson të drejtë vendimin e ivanovit për mosdekretimin e ligjit madje paralajmërojnë padi penale për gjithkënd që do përpiqet ta zyrtarizojë ligjin, pa firmën e Ivanovit.

“Zoran Zaev gënjen se askush nuk do të dënohet për mosnjohjen dhe mosimplementimin e gjuhës shqipe. Zoran Zaev gënjen se ky ligj antikushtetues, nuk do të implementohet në Shtip, Prilep e Radovish. Ai do të implementohet në të gjithë territorin, përfshirë edhe Maqedoninë Lindore. Në ligj thuhet qartë se procedurat gjyqësore të të gjitha niveleve, si dhe procedurat para organeve shtetërore, do të kryhen në gjuhën shqipe, nëse para këtyre organeve paraqitet një qytetar I etnitetit shqiptar. Vendimi I presidentit Ivanov që të mos e dekretojë ligjin, është vendimi I vetëm I drejtë për këtë ligj. Cdo përpjekje për ta zyrtarizuar këtë ligj në mënyrë antiligjore, pa nënshkrimin e presidentit të shtetit, paraqet vepër penale dhe ndaj kryerësit e kësaj vepre do të mbajnë përgjegjësi penale”, tha Orce Gjorgjievski, anëtar i komitetit ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së.