VMRO-ja e Strugës: Sa ishte Sela kryetar maqedonasit u diskriminuan!

Këshilli komunal i Strugës në mënyrë unanime ka votuar këshilltarin Mustafa Zabzuni si ushtrues të detyrës së Kryetarit të Komunës së Strugës pas dorëheqjes së kryetarit të zgjedhur Ziadin Sela i cili pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit mori mnadatin e deputetit.Për Mustafa Zabzunin votuan 23 këshilltarët e pranishëm në seancën e Këshillit komunal të Strugës. Gjoko Ilieski në emër të grupit të këshilltarëve të VMRO-së pasi deklaroi votën pro të grupit të këshiltarëve të kësaj partie nënvizoi se shpreson që me Mustafa Zabzunin do t’i vi fundi politikës së njënacionale që sipas tij është ushtruar deri tani nga pushteti vendor i Strugës si në punësime ashtu dhe në vendime të caktuara.Ilieski la të kuptohet se deri tani politika e Komunës së Strugës ka qënë e orientuar vetëm në dobiu të një komuniteti në rastin konret të shqiptarëve.Ai nënvizoi se shpreson se me Zabzunin kryetar të Strugës kjo qasje do të ndryshojë dhe komuna e Strugës do të ketë një institucion në dobi të të gjithë komuniteteve.Mbështetje zgjedhjes së Mustafa Zabzunit si ushtrues i detyrës së kryetarit të Komunës së Strugës i dha edhe kryetari i LSDM-së në Strugë Dame Llozhanoski i cili pasi e uroi deklaroi mbështetjen e grupit të pro zgjedhjes së Mustafa Zabzunit në krye të komunës në cilësinë e ushtruesit të detyrës.Ndërkohë këshilltari Ardian Demiri pasi deklaroi votën e tij pro kandidaturës së Zabzunit nënvizoi se duhet parë me kujdes formalitetet e emërimit të Zabzunit në pozitën e ushtruesit të detyrës së Kryetarit dhe shkarkimin e tij nga pozita e Këshilltarit sepse sipas tij mund të vijm në një situatë të ndërlikuar nga pikpamja ligjore.Demiri duke e mëbështetur arsyetimin sic tha edhe në frymën e ligjit që rregullon këtë problematik nënvizoi se pas emërimit të një këshilltari në pozitën e kryetrait të Komunës mandati i këshilltait i pezullohet por nuk i ndërpritet.Kontestit të ngritur nga këshilltari Ardian Demiri iu përgjigj sekrtetari i Komunës së Strugës Krenar Lloga i cili sqaroi se nga aspekti procedurial rreth emërimit të Zabzunit në si u.d Kryetar i Komunës së Strugës dhe shkarkimit nga detyra e këshilltarit kanë komunikuar me Ministrinë e Pushtetit Vendor.Lloga sqaroi se në senacën e sotme do të bëhet vetëm emërimi i Zabzunit në pozicionin e kryetarit ndërsa shkarkimi nga pozicioni i sekretarit do të bëhet në një mometë të dytë pas marrjes në konsiderat të mendimit të ministrisë së Pushtetit Lokal për këtë cështje./KOHA