Burime qeveritare në Shkup kanë thënë për disa portale kosovare se VMRO-DPMNE ka filluar një presion të hatashëm kundër zv/kryeministrit Hazbi Lika. Sipas këtyre burimeve, fushata e VMRO-së kundër Likës po zhvillohet nga mediumet që kontrollohen nga M.Xh. Këto burime nuk kanë dashur të japin emrin dhe mbiemrin, duke theksuar se opinioni shqiptar në Maqedoni e kupton se për kë bëhet fjalë.

“VMRO ëhstë e shqetësuar nga rezultatet e qeverisë së re, prandaj duke goditur zv/kryeministrin Lika po mundohen të pengojnë punën e qeverisë reformatore”, kanë thënë këto burime qeveritare, duke shprehur habi se si sulmet e VMRO-së ndaj ndaj Likës mbështeten edhe nga disa njerëz prej brenda BDI-së./kumanovapress.net