VMRO-DPMNE-ja, me anë të një deklarate për shtyp, i kanë bërë thirrje Lidhjes Social-demokrate që të tërheqë Talat Xhaferin si kryeparlamentar, pasi ai është zgjedhur në mënyrë të paligjeshme.

Nga kjo parti gjithashtu i kanë bërë thirrje LSDM-së që të tërhiqen nga Platforma Shqiptare, pasi sipas kësaj partie, këtë kërkesë kanë edhe qytetarët e Maqedonisë.

Sipas VMRO-së, ka ardhur koha që LSDM-ja të dëgjojë zërin e popullit dhe të ndërpresë me terrorin që ushtron ndaj qytetarëve të Maqedonisë.