VMRO-DPMNE-ja opozitare shpalosi edhe 19 kandidatë, që do të garojnë për zgjedhjet lokale që pritet të mbahen më 17 tetor. Ndërsa paraprakisht pati shpalosur edhe 25 të tjerë, por ende nuk është bërë i njohur garuesi për Qytetin e Shkupit, që do të përballet me kryetarin aktual nga radhët e LSDM-së, Petre Shilegov. Sipas nënkryetarit të VMRO-DPMNE-së, Vllado Misajllovskit karakterisitka kryesore është që pjesa më e madhe e tyre janë të rinj, të pakorruptuar dhe emra të ri që siç thotë do të sjellin energji të re dhe entuziazëm për më tepër punë dhe shumë suksese në zhvillimin e komunave. Ata janë:

Aleksandar Stojkoski – Gjorçe Petrov,
Toni Mihajllovski – Kumanovë
Dejan Vlladev – Sveti Nikollë
Dimço Atanasovski – Makedonska Kamenicë
Eleonora Rashkovska – Berovë
Zoran Zdravevski – Çashkë
Kiro Nackov – Gradsko
Marijan Milenkovski – Probishtip
Mile Petkov – Vinicë
Aleksandar Kitanski – Pehçevë
Boshko Cvetkovski – Llozovo
Viktor Paunov – Karbinci
Dalibor Angellov – Oblleshevë
Kosta Manevski – Zelenikovë
Nikolla Najdovski – Demir Hisar
Mevmed Xhaferi – Mavrovë Rostushë
Kirill Pecakov – Ohër

I pyetur për Qytetin e Shkupit, Misajllovski njoftoi se ende po realizohen anketa.