VMRO-DPMNE sot në një konferencë për shtyp ka kërkuar nga kryetari i komunës së Kumanovës, Zoran Damjanovski të merr masa të menjëhershme konkrete për të ulur ndotjen në Kumanovë.

“Në fushatën zgjedhore LSDM-ja premtoi masa për të uljen e ndotjes, dhe në Kumanovë ku udhëheqë LSDM-ja me vite nuk merret asnjë masë”, thanë nga VMRO-DPMNE-ja, transmeton TetovaSot.