Ambasadorët e vendeve të BE-së dhe euroambasadori Aivo Orav sot në info-qendrën e BE-së në Shkup, u takuan me prokuroren speciale Katica Janeva, të cilës në ditëlindjen e saj i kanë shprehur përkrahje për punën që po e bën.

“Të gjithë ambasadorët e Bashkimit Evropian në Shkup shprehin përkrahje të fuqishme për pavarësinë e prokurores speciale Janeva dhe për punën e saj”, ka shkruar në “twiter”, ambasadori i BE-së Aivo Orav.

Njëkohësisht është publikuar edhe një fotografi ku ambasadorët e vendeve të BE-së dhe ambasadori Orav jaë rreshtuar pas Janevës.

Kjo përkrahje për Janevën vjen në kohën kur në adresë të saj arrijnë kritika nga radhët e VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së, dhe pak kohë pasi që vendosi të përjashtojë nga ekipi i saj dy prokurorë, gjë që u kundërshtua nga Këshilli i Prokurorëve

BE (1)