Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski deklaroi se partia e tij nuk do të merr në zgjedhje nëse ato mbahen në qershor.

“Nëse LSDM vendos që vet të shkojnë në zgjedhje në qershor dhe të shkelin shëndetin e qytetarëve atëherë ju dëshiroj fat”, tha Mickoski në intervistën e tij për ‘Sitel’.

Kreu i OBRM-PDUKM-së, tha ndjehet në siklet që fol për këtë për shkak se vetëm sot kemi 22 raste të reja dhe 2 viktima.

“Përderisa un e jap intervistën, ndjehem në siklet për arsye se kemi 22 raste të reja dhe dy persona që humbën jetën. Por, puna ime është e tillë, unë jam politikan dhe kjo është temë politike dhe shpresoj që qytetarët të më falin për shkak se duhet të përgjigjem në pyetje të tilla”, tha mes tjerash Mickoski./Telegrafi