VMRO-DPMNE sot përmes një kumtese vlerësoi se për më shumë se një vit prokurorja speciale Katica Janeva ka shpenzuar rreth 4 milionë euro, ndërkaq nuk ka bërë asnjë hap me të cilin do ta bindë opinionin në profesionalitetin, objektivitetin dhe paanshmërinë e vet.

Përkundrazi, theksojnë nga VMRO-DPMNE, prokuroria speciale publike është shndërruar në filial të LSDM-së.

“Ka treguar interes dhe nismë vetëm kur duhej të shpëtojnë nga përgjegjësia, kriminelë si i aboluari Zaev apo rë realizohen rastet partiake-politike dhe të fabrikuara. Katica Janeva në PSP e ka punësuar nipin e saj, por edhe një numër të fmailjarëve të kolegëve të tjerë nga prokuroria. Janeva i punësoi të dëgjueshmit e Zaevit, ndërkaq u paguante shuma të mëdha të parave ekspertëve të vetëshpallur të cilët flasin siç mendon i aboluari Zaev, përkatësisht siç do t`u lejojë ai të thonë”, theksojnë nga VMRO-DPMNE.

Nga kjo parti theksojnë se Katica Janeva ka hequr dorë nga rasti “Puçi” dhe me atë tërësisht është vënë në anën e krimit.