Skenari të vjedhur fitoren e zgjedhjeve na bën edhe më të fortë, më të vendosur në qëllimin tonë për të mbrojtur demokracinë, sepse ne jemi në anën e popullit, drejtësisë, ligjit dhe të vërtetës, dhe në këtë kontekst VMRO-DPMNE-ja mbetete në qëndrimin e publikuar të shtunën të Komitetit ekzekutiv të partisë, tha Nikola Todorov në vendimin e Gjykatës Administrative e cila e pranoi padinë e LSDM-së për rivotim në vendvotimin 2011 në Tearcë, transmeton TetovaSot.

“LSDM dhe eprorët e tyre vazhdojnë përpkjene e turpshme për të vjedhur fitoren e kristaltë të VMRO-DPMNE në zgjedhjet e fundit. Gjykatësit e Gjykatës Administrative të cilët votuan për të pranuar padinë e LSDM-së, sollën vendim të paligjshëm të shtyrë nga motive politike”, theksoi Todorov./TetovaSot/