VMRO-PP: Në çfarë rroli Gruevski ndjek projekte qeveritare?

  1. Jemi dëshmitar të propagandës së madhe të drejtuar nga DPMNE dhe BDI-ja për ndërtimin e një zone investuese me lokacion midis Ohrit dhe Strugës, reaguan nga VMRO-PP.

    “Këtyre ditëve ishim dëshmitar të vizitës së përfaqësuesve të lartë të VMRO-DPMNE-së në rajonin e Strugës dhe të Ohrit, të cilët në rrolin e përfaqësuesve partiak e panë se deri ku është puna e disa projekteve qeveritare në këtë rajon. Gjithsesi ishte e patjetërsueshme që para medieve të tregonte kënaqësinë nga realizimi i projekteve që po zbatohen nga qeveria e udhëhequr nga VMRO-DPMNE dhe BDI-ja.

    VMRO-Parti Popullore nga Ohri shpreh pakënaqësinë nga numri i vogël i projekteve të cilat Qeveria po i realizon për momentin në këtë rajon dhe po kërkon përgjigje për disa pyetje.

    Në cilin rrol, përfaqësues partiak të cilët për momentin nuk janë të angazhuar në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë po e ndjekin realizimin e projekteve nga Qeveria, dhe njashtu kryetarët e komunave dhe funksionarët qeveritar japin llogari ndaj kryetarit të partisë, e jo ndaj kryeministrit ose përfaqësuesve tjerë partiak. A nuk bie ndesh kjo gjë me sistemin shumë partiak dhe i ngjan sistemit komunist?”, reaguan nga VMRO-PP.