Partia opozitare VMRO-DPMNE përmes një komunikate me shkrim thotë se në vend të koktejeve të shtrenjta pas mureve të larta, Qeveria duhet të përgatitet të përballet me zjarret për të mbrojtur pronat dhe jetën e qytetarëve.

Qeveria në vend që të flejë, duhet të përgatitet në kohë për trajtimin e zjarreve këtë sezon. Ngjarjet e motit duhet të vënë alarmin në qeveri dhe në vend të koktejeve të shtrenjta pas mureve të larta, të fillojnë të aktivizojnë të gjitha burimet në dispozicion për të mbrojtur jetën dhe pronat e qytetarëve si dhe burimet natyrore thuhet mes tjerash në komunikatën e VMRO-së..

Sipas tyre viti i kaluar ishte një katastrofë totale. Qeveria lejoi që zjarret të përhapeshin dhe të kërcënonin vendbanime të tëra.

Nga atje theksojnë se po të mos ishte ndihma e vendeve mike, kushedi si do të kishim kaluar.

Paaftësia e Qeverisë kushtoi shumë, u dogjën hektarë pyjesh, hambarë, shtëpi, miliona dëme dhe pasoja të shumta për natyrën.

Nëse ndërhyni në kohë, dëmtime të tilla do të jenë shumë më të vogla. Presim që qeveria ta ketë nxjerrë mësimin nga viti i kaluar dhe do të monitorojë me kujdes situatën me zjarret kudo në Maqedoni dhe do të ndërhyjë në kohë. Maqedonia dhe qytetarët e saj nuk mund të përballojnë të vuajnë për shkak të paaftësisë së qeverisë thuhet në komunikatë e VMRO-së./KlanMacedonia/